Nazarko analizon telefonatën Rama-Tillerson: Kufiri detar me Greqinë do marrë zgjidhje interesante

Nazarko analizon telefonatën Rama-Tillerson: Kufiri detar me Greqinë do marrë zgjidhje interesante

0
SHPËRNDAJE

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar bisedën telefonike të zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, duke e konsideruar të një rëndësie të veçantë.

Në komentin e publikuar te ‘Konica’, Nazarko shprehet se kanë qenë amerikanët ata që kanë kërkuar që disa prej temave të bisedës të bëhen publike nga pala shqiptare, por sigurisht me monitorim të rreptë të Ambasadës në Tiranë.

Një prej mesazheve të kësaj telefonate, sipas Nazarkos lidhet me zbulimin e rezervave të naftës në Shqipëri.

Analisti shprehet se nafta dhe gazi në detin Jon ka qenë temë e diskutimit Rama-Tillerson dhe kjo do të sjellë një zgjidhje interesante për çështjen e kufirit detar me Greqinë, nëpërmjet ndërhyrjes së SHBA.

Pjesë nga shkrimi i Mentor Nazarkos:

Ndërkohë tema më interesante që është trajtuar mes Ramës dhe Tillerson është ajo e naftës. Rama ka dalë në mediat ndërkombëtare me këtë temë për herë të parë në një forum si Kongresi i naftës në Stamboll. “Ne gjendemi në një prej fushave më të madh të naftës në rajon, me mbi 200 milionë fuqi rezerva nafte në vit, – shpjegoi Rama në këtë forum. –  Ka shumë për të folur për të ardhmen e suksesshme dhe lajmi i fundit është se është zbuluar një burim i madh gazi në Shqipëri. Por objektivi ynë është të përparojmë në tregun evropian… me gjithë këto rezerva të pafundme të naftës, Shqipëria mund të shndërrohet në një front të ri për burimet e “arit të zi” në të ardhmen”.

Çfarë ka thënë Rama në bisedën me Tillerson, ish-presidentin e kompanisë më të madhe të naftës në botë, Exxon Mobile, dhe e gjashta në botë për nga të ardhurat?

Natyrisht Tillerson ka shkëputur lidhjet nga kjo kompania ku ka dhe aksione sipas modelit më të shkëlqyer të luftës kundër konfliktit të interesave, por kjo nuk do të thotë që Sekretari i shtetit i SHBA-ve të mos merret me fusha të reja të naftës dhe gazit në botë, aq më tepër në një rajon si ky i yni.

Pikëpyetjet janë dhe mbeten.

Ka folur për Shell-in në Shpirag, që vijoi investimet në Shqipëri, ku shpreson të gjejë naftë të cilësisë më të mirë? Mundet, por ndoshta në këtë çështje, nuk ka lajm dhe ndoshta ka pak për të diskutuar.

A ka folur për naftën dhe gazin në Jon, pikërisht ku shtrihet zona e kontestuar prej grekëve, për të cilën ka folur dhe në Stamboll? Logjikisht, po, dhe nëse kjo është e vërtetë po-ja, atëherë do duhet menduar se çështja e kufirit detar me Greqinë, mund të marrë një zgjidhje interesante pikërisht nëpërmjet SHBA-ve.

Burimi: tiranaobserver.al