7 deputetët e Parlamentit të Shqipërisë që kanë pasur edhe prindërit deputetë

7 deputetët e Parlamentit të Shqipërisë që kanë pasur edhe prindërit deputetë

0
SHPËRNDAJE

Studiuesi Afrim Krasniqi ka evidentuar shtatë raste të deputetëve që kanë pasur babanë deputetë dy në periudhën komuniste, katër post ’90.

Sipas Krasniqit, “ka vende që flasin për elita apo dinasti politike, – dhe nënkuptojnë karrierat e larta drejtuese të të njëjtës familje në breza. Shqipëria nuk ka pasur traditë të tillë, kryesisht sepse elitat u shkatërruan gjatë ose në fund të Luftës II Botërore. Gjatë sistemit komunist kishim emërime familjare në politikë, – p.sh, tre drejtuesit më të lartë të regjimit, Hoxha, Shehu e Kapo kishin edhe gratë e tyre në Komitetin Qendror dhe deputete! Në demokraci supozohej se do të kishim ndryshim elitash dhe krijim të elitave cilësore. Nuk ka ndodhur dhe as nuk pritet të ndodhë të paktën edhe në një dekadë. Por kemi pasur dhe kemi familjare që kanë pasur poste të larta politike (ministra, kryeministra, etj) dhe deputetë që kanë pasuar njëri tjetrin në parlament. Fjala vjen, Ben Blushi pasoi deputet babanë e tij, – të dy duke qenë figura publike. Por kemi raste, kur vijimi i traditës nuk vjen nga të qënurit figurë publike, por nga faktorë të tjerë, kryesisht të personalizuar.

Duke iu referuar parlamentit aktual, kemi shtatë raste të deputetëve që kanë pasur babanë deputetë dy në periudhën komuniste, katër post ‘90 janë zgjedhur pas ndarjes nga jeta të tyre dhe një në kushte normalitet.

Duke iu referuar parlamentit aktual, kemi 7 raste të deputetëve që kanë pasur babanë deputetë 2 në periudhën komuniste, 4 post ‘90 janë zgjedhur pas ndarjes nga jeta të tyre dhe 1 në kushte normaliteti.

Nëse i referohemi rretheve familjare më të gjera sesa prindërit numri i deputetëve/rasteve shkon në 25, nga të cilët 10 janë në parlamentin aktual (dhe të ri)…Aktualisht në strukturat e forumeve rinore të PS dhe të PD mund të citohen mbi 25 raste të fëmijëve në organizatën rinore që ndjekin karrierat politike të prindërve në parti, pra që përgatiten për të vijuar përfaqësimin politik edhe familjar.

Disa prej tyre kanë marrë poste drejtuese edhe në parti…..këto elementë, veç e veç ose së bashku, në kontekstin e një elite politike të emëruar siç është elita politike në Shqipëri, mund të krijojnë shqetësim, fiktivitet, legjitimitet të cunguar, pabarazi në konkurrim dhe shërbejnë si tregues tjetër i sistemit të deformuar të përfaqësimit dhe karrierës politike në Shqipëri…”

Burimi: tiranaobserver.al