Premtonte punë në shtet kundrejt pagesave 500-2000 euro, arrestohet 28-vjeçarja

Premtonte punë në shtet kundrejt pagesave 500-2000 euro, arrestohet 28-vjeçarja

0
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Koordinatorja” në kuadër të të cilit është vënë në pranga shtetasja K.K, 28 vjeçe  banuese  në Elbasan.

Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë në kuadër të një procedimi penal, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 14.07.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi”.

Sipas policisë, kjo shtetase, dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet ti ketë marrë 500-2000 euro në këmbim të një vendi pune në administratë shtetërore. Këtë aktivitet, dyshohet ta ketë bërë nga muaji maj 2016- mars 2017.

17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com