Mesazhi/ Basha “urdhëron” Voltana Ademin të mbushë sallën në Shkodër

Mesazhi/ Basha “urdhëron” Voltana Ademin të mbushë sallën në Shkodër

0
SHPËRNDAJE

Pas peticionit që demokratët shkodranë ngrenë ndaj kreut të vetëngrirë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ky i fundit do përballet në Shkodër me rivalin e tij në garën farsë, Eduard Selamin.

Takimi i tyre do të zhvillohet në orën në 7 në kinemanë e qytetit. Nisur nga braktisja totale që demokratët i kanë bërë Bashës në qytete të tjera, por edhe nga humbja katastrofike e PD, Basha në Shkodër ka vendosur të marrë masa paraprake.

Ai i ka kërkuar kryebashkiakes në Shkodër, Voltana Ademit që të mbushë sallën e kinemasë me punonjës Bashkie.

CityNews sjell më poshtë mesazhin-urdhërues që Voltana Ademi u ka dërguar sot punonjësve të Bashkisë së Shkodrës, për të mbuluar disi braktisjen totale që demokratët shkodranë i kanë bërë Lulzim Bashës.

“Në oren 7 vje Basha, me ken aty te gjith”, ky është urdhri i Voltana Ademit për punonjësit e Bashkisë.

Burimi: tiranaobserver.al