Kukësi- Sheriffi Tiraspol, “live” në Supersport

Kukësi- Sheriffi Tiraspol, “live” në Supersport

0
SHPËRNDAJE

Jo vetëm Skënderbeu por dhe Kukësi. Për të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi të kenë një biletë në “Elbasan Arena” për ndeshjen e kthimit mes Kukësit dhe Sherifit të Tiraspolit ka menduar Supersport, që do të transmetojë drejtëpërdrejtë rrugëtimin e kampionëve të Shqipërisë në ëndrrën europiane. Të mërkurën prej orës 19:30, paketa televizive e të gjithë shqiptarëve do të jetë sërish pranë futbollit shqiptar dhe pranë shqiptarëve, në udhëtimin europian duke rezervuar një tjetër ekskluzivitet, por dhe mbështetjen e zakonshme për klubet shqiptare.

 Kampionët e Shqipërisë përvec mbështetjes në shkallët e stadiumit të tifozëve të tyre, do të kenë falë Digitalb dhe mbështetjen e të gjithë shqiptarëve me shpresën se kalimi I turit dhe përmybsja e humbjes së ndeshjes së parë do të sjellë minimalisht dhe një vend në play-off të Europa League në rast se nuk arrihet të kalohet dhe një tjetër tur në Champions. Të mërkurën prej orës 19:30 në Supersport 2, Kukësi-Sherif Tiraspol.

Burimi: supersport.al