Konflikt në lokal, plagoset me thikë i riu në Durrës

Konflikt në lokal, plagoset me thikë i riu në Durrës

0
SHPËRNDAJE

Një sherr i nisur mes dy të rinjve në një lokal në Durrës, ka përfunduar me një të plagosur.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e diel, në një lokal në lagjen Nr.12.

Mariglen Berahi 27 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj të Shijakut, ka tentuar të vrasë me thikë, duke e goditur në trup 30-vjeçarin E.R., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ka qenë ndërhyrja e personave të tjerë, ajo që ka bërë të mundur që ngjarja të mbyllet vetëm me plagosje, duke parandaluar aktin e rëndë, ndërsa i dëmtuari ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta mes dy të rinjve, për rrethanat e të cilave po heton policia.

Berahi u arrestua nga uniformat blu nën akuzën e veprës penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë

17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com