Kastriot Dermaku dygolësh për të bindur drejtuesit e Empolit

Kastriot Dermaku dygolësh për të bindur drejtuesit e Empolit

0
SHPËRNDAJE

Kastriot Dermaku dy golësh në miqësoren mes Empolit dhe Lampos. Mbrojtësi kuqezi i  është bashkuar fazës përgatitore që po zhvillon skuadra e Empolit. Kartoni i 25-vjecarit është në pronësi të të kaltërve, por për momentin ai aktivizohet tek  Lucchese, skuadër e cila militon në Lega Pro, ku në 23 paraqitje ka arritur të realizojë një gol.  Në takimin miqësorë të zhvilluar mes Empolit dhe Lampos, e fituar me rezultatin e thellë 17-0 nga ana e vëndasve, ku protagonist ishte dhe Dermaku me një dygolësh. Pas përfundimit të sfidës, në një intervistë të dhënë ai u shpreh se është i kënaqur që i është bashkuar Empolit në këtë fazë pëgatitore, duke shtuar se tashmë janë drejtuesit e skuadrës ata që vendosin për të ardhmen e tij, nëse do të rikthehet në gjirin e skuadrës për sezonin e ri futbollistik  apo do të qëndrojë sërisht i huazuar tek Lucchese.

“Është gjithmonë bukur të shënosh gol. Arrita ti shfrytëzoja shumë mirë dy mundësi që mu krijuan. Shpresoj që të këtë sezon të jem pjesë e Empolit, por ky është një vendim që i takon trajnerit dhe drejtuesve të skuadrës. Roli si qëndër mbrojtës besoj është pozicioni që më përshtatet më  mirë dhe personalisht ndihem komod në këtë rol.”

Burimi: supersport.al