Presidenti i Milanit Yonghong Li: Suprizat nuk kanë mbaruar

Presidenti i Milanit Yonghong Li: Suprizat nuk kanë mbaruar

0
SHPËRNDAJE

Të gjithë duan të bëhen pjesë e Milanit. Kuqezinjtë po pasurojnë organikën e klubit me shumë futbollistë cilësorë dhe fare mirë mund të cilëoshet si një revulucion total. Drejtori Sportiv i Milanit, Marco Fasone gjatë një konference për shtyp është shprehur se në një bisedë që ai ka patur me Presidenti i Milanit Yonghong Li, verën e kaluar i kishte dhënë të kuptohej se manjati aziatik kishte një dëshirë të madhe për të investuar tek kuqezinjtë dhe ta rikthente skuadrën në majën e futbollit europian.

“Në një takim që kam patur me Yonghong Li, verën e kaluar, kuptova që ai kishte një dëshirë të madhe për të investuar në skuadër. Emri i Milanit në tregun kinez është simbol. Mbi super na rëndon përgjegjësia për të ndërtuar një ekip cilësorë dhe një gjë të tillë ne jemi duke e berë. Së bashku me partnerin tim Massimiliano Mirabelli po mundohemi të vëmë në dispozicion trajnerit Montella  emra të rëndësishëm. Mund t’iu them se pjesë e projektit të Milanit duan të bëhen dhe futbollistë me shumë peshë. Për ne ky është një nder i madh.

I pranishëm në ketë konferencë ka qënë dhe numri një i klubit Italian, Yonghong Li. Presidenti dha një mesazh të shkurtër dhe të qartë për të gjithë tifozët kuqezinj dhe shumë shpresëdhënës.

“I premtova tifozëve një merkato voluminoze që nga dita e parë që mora skuadrën në patronazh dhe një gjë të tillë po e bëjmë. Premtimi tjetër është se do të rikthehemi një klub i fortë në Itali. Suprizat për tifozët nuk kanë mbaruar.

Burimi: supersport.al