Mos e hidhni lëvoren e shalqirit, mund të bëni një recetë fantastike...

Mos e hidhni lëvoren e shalqirit, mund të bëni një recetë fantastike – Femina.al

0
SHPËRNDAJE

Shalqiri është një ndër frutat më të shëndetshëm dhe më të preferuar në stinën e verës. Lëkurët e tij janë akoma edhe më të dobishme, ndaj mos i hidhni më poshtë. Mund të përgatisni me to këtë recete të mrekullueshme.

Përbërësit:

  • 1 gotë salcë kosi;
  • ½ shalqi (lëkura);
  • ½ kastravec;
  • 1 spec;
  • 2-3 radhiqe;
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri;
  • Pak uthull;
  • Kripë;
  • Piper

Përgatitja:

Pastroni lëkurët e shalqirit duke hequr pjesën jeshile dhe prejini në kube.
Prejeni kastravecin, radhiqet dhe specin në copa të vogla dhe hidhini te lëkura e shalqirit. Shtoni vajin e ullirit, salcën e kosit dhe pak uthull mbi to. Spërkatini me pak kripë dhe piper dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit.
Vendoseni sallatën në frigorifer për disa minuta dhe më pas mund ta shërbeni.

Burimi: touchfashion.al