Milan, “mbret” i merkatos europiane

Milan, “mbret” i merkatos europiane

0
SHPËRNDAJE

Milani me merkaton e çmendur po tenton t’u bëjë rezistecë klubeve britanike që gjatë viteve të fundit kanë siguruar përherë vendin e parë në podium. Me 10 blerjet e fundit që llogariten në vlerën 200 milionë, klubi kuqezi nuk ka rivalë në Europë edhe pse goditjen më të rëndë e bëri Jose Mourinho për Manchester United me afrimin e Lukakut për 85 milionë. Një tjetër klub anglez mban vendin e dytë përsa i përket transferimeve më të shtrenjta. Bëhet fjalë për Arsenalin që shkëputi Lacazette nga Lyoni për 60 milionë, ndërsa shkallën e fundit të podiumit e ka prenotuar për momentin Manchester City që pagoi plot 56.7 milionë për Kylie Walker.

Një tjetër blerje e shtrenjtë e Pep Guardiolës është edhe ajo e Bernardo Silvas për 50 milionë, ndërsa Reali i Madridit i pagoi Flamengos plot 45 milionë Euro për talentin Vinicius Junior. Në krahun tjetër, Milani vazhdon të shpenzojë edhe pse shuma më të vogla por për më shumë lojtarë sepse vetëm Bonucci dhe André Silva i kanë kushtuar “Djallit” 80 milionë Euro. Në këtë mënyrë, klubi milanez ka monopolizuar pothuajse tërësisht merkaton italiane, duke eklipsuar madje edhe një klub të pakursyer si Juventusi që gjatë kësaj vere është penguar edhe nga këstet e prapambetura të Cuadrado dhe Benattia. Blerja më e shtrenjtë e Zonjës së Vjetër është Douglas Costa për 46 milionë, ndërs Interi është ndalur te 18 miionët e shpenzuara për Skriniar.

 

Burimi: supersport.al