Antonio Conte i pakënaqur me merkaton e Chelsea

Antonio Conte i pakënaqur me merkaton e Chelsea

0
SHPËRNDAJE

Antonio Conte i zhgënjyer nga meraktoja tek Chelsea. Mesa duket tekniku i “Bluve të Londrës” edhe pse ka arritur të sigurojë shërbimet e Antonio Rudiger, Timoue Bakayoko dhe Willi Caballero, është sërisht i pakënaqur me merkaton që po zhvillojnë drejtuesit e klubit anglez.  Sipas gazetës britanike “The Sun” rinovimi i kontratës për teknikun 47-vjecar dukej thjeshtë një cështje formaliteti, por në fakt një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. “The Sun” hedh dyshime se e ardhmja e Contes mund të mos jetë në krye të stolit të Chelsea-t. Shkak mendohet të jetë pikërisht cështja e merkatos. Dëshirat e italianit ishin Romelu Lukaku dhe Leonardo Bonucci dhe asnjëri prej tyre nuk u arrit.

Një tjetër kërkesë e tij ishte dhe ajo për një tjetër  mbrojtës nga radhët e Juventusit, Alex Sandro. Oferta e bërë në drejtim të brazilianit është refuzuar nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Një seri episodesh të pakëndshme, të cilat kanë përcjellur pakënaqësi  dhe kanë ngritur hije dyshimi përsa i përket të ardhmes se Antonio Contes në stolin e kampionëve të anglisë.

Burimi: supersport.al