Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, një i vdekur dhe 6 të plagosur

0
SHPËRNDAJE

Një aksident rrugor ka përfshirë disa makina në aksin Lezh-Shkodër në kryqëzimin e Blinishtit.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë tre autovetura, të cilat lëviznin me shpejtësi. Si pasojë e aksidentit, një 39-vjeçar nga Kosova ka mbetur i vdekur, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.

Policia dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

16 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com