Selami “gjen” nenin në statut që përjashton Bashën nga kandidimi

Selami “gjen” nenin në statut që përjashton Bashën nga kandidimi

0
SHPËRNDAJE

Eduard Selami gjatë takimeve me demokratët e Durrësit, Shijakut,  Rrogozhinës dhe Fierit, kërkoi bashkimin e Partisë Demokratike, duke theksuar se përçarja nuk e ndihmon këtë forcë politike të tejkalojë krizën ku ndodhet.

Selami tha se nën drejtimin e tij, Partia Demokratike do të rifitojë demokratët, rininë dhe elitën.

Në bashkëbisedimet me demokratët e Durrësit, Shijakut, Rrogozhinës dhe Fierit, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Eduard Selami, bëri thirrje për bashkimin e gjithë faktorëve të djathtë, duke theksuar se përçarja nuk ndihmon në ringritje.

Kundërshtari politik, tha Selami, po e shijon këtë fazë, por me mua u shpreh ai, Partia Demokratike do të ringrihet dhe rifitojë demokratët, elitën dhe shtresat e djathta.

“Dalim nga strukturat dhe  përçahemi. Kundërshtarët tanë po e shijojnë këtë, edhe ato “miq” mezi presin të na shohin  përtokë, por ne të gjithë sëbashku nuk do ia japim këtë shans. Do të dalim më të fortë nga kjo garë, duke thënë disa të verteta që duhej të ishin thënë me kohë, jo duke folur në mënyrë personale jo duke hedhur njëri-tjetrin, jo në mënyrë përjashtuese”, tha Selami.

Problemi më i madh në Partinë Demokratike, thotë Selami, është prishja e rregullave të lojës.

Kur ai të jetë kryetar, angazhohet të bëjë një analizë të thellë për të rikthyer funksionimin e bazës.

“Rregullat e lojës janë prishur në strukturë dhe në funksionim. Unë këtë quaj pikën më të dobët tonën. Prandaj ju them se nëse me 22 korrik nëshkruajmë një kontratë sëbashku, dhe jam besimplotë që do të ndodhë sepse modeli që ofroj është bashkohor dhe fitues. Do fillojmë një analizë nga e para në seksion dhe grupseksion për ti rikthyer në funksionim, duke futur konkurencën, meritokracinë. Ju do të zgjidhni kush do t’iu përfaqësoi në nivel qëndror dhe lokal”.

Selami konfirmoi shqetësimin për pabarazinë e garës dhe u angazhua se PD do të ketë në statut nenin që kryetari në rast humbje të dorëhiqet.

“Gara nuk është e përsosur. Hajde të fusim një nen në statut për herët e tjera që nëse kryetari i partisë nuk fiton, jep dorëheqje dhe nuk kandidon atë radhë për kryetar partie, që të shmangen këto gjëra. Nuk mund të jetë njëri me këpucë, tjetri zbath, njëri kryetar në detyrë me eskortë, ndërsa unë me një shofer që nuk di rrugët”, tha Selami.

 

Burimi: tiranaobserver.al