Vlahutin: Herët të flitet për çeljen e negociatave, presim vetingun

Vlahutin: Herët të flitet për çeljen e negociatave, presim vetingun

0
SHPËRNDAJE

Bashkimi Europian e bën te qarte se pa parë rezultate konkrete ne zbatimin e Vetingut negociatat nuk mund te hapen. Ambasadorja Romana Vlautin tha se unioni po e monitoron me vëmendje ecurinë e Shqipërinë.

“Një nga kërkesat kryesore është fillimi i procesit të Vetingut dhe jo thjesht fillimi i tij por prodhimi i rezultateve prej tij,por në të njëjtën kohë do të shikohet edhe progresi e ecuria juaj konstante gjatë gjithë kohës. Ne jemi përqendruar edhe në luftën kundër kanabisit dhe shpresojmë që një sërë rezultatesh të bëra së bashku të na çojnë në momentin kur Këshilli i BE-së të çelë negociatat me Shqipërinë por është shumë shpejt për të folur për këtë gjë”. 

Vlautin e vuri theksin edhe tek rëndësia e reformës zgjedhore duke kërkuar qe ajo te nise sa me pare.

“Reforma e duhur zgjedhore duhet të ndodhë sepse ende nuk është bërë,në mënyrë që të vihen në zbatim rekomandimet e OSBE-ODHIR,në veçanti ato që kanë të bëjnë me depolitizimin e zgjedhjeve. Shpresoj që shumë shpejt Parlamenti i vendit të fillojë diskutimet për Reformën Zgjedhore në vend,që nuk mund të bëhej dot 2-3 muaj përpara zgjedhjeve”. 

Ambasadorja e BE-se foli edhe per zgjedhjet e 25 qershorit duke thënë se procesi pati përmirësime pavarësisht se u shoqërua me probleme te vogla. Romana Vlahutin vlerësoi edhe faktin qe partitë politike i pranuan rezultatet.

Burimi: tiranaobserver.al