Task-forca për të goditur LSI-në në zgjedhje? Përgjigjet zëvendëskryeministrja

Task-forca për të goditur LSI-në në zgjedhje? Përgjigjet zëvendëskryeministrja

0
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministrja teknike, Ledina Mandia ka folur në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi mbi punën e task forcës së ngritur gjatë zgjedhjeve.

Sipas saj në këtë task-forcë janë përfshirë ministritë që kanë patur lidhje me procesin zgjedhor. Mandia deklaroi se nuk ka qenë qëllim i kësaj task-force spastrimi i LSI-së.

“Ne ishim aty për të krijuar kushte të drejta dhe të barabarta për të gjitha forcat politike”, deklaroi zëvendëskryeministrja.

“Në asnjë rast nuk kam ditur se kujt i përket një drejtori apo një tjetër. Rastet i kam adresuar, më pas kam mësuar se kujt i përket. Ka patur të shkarkuar jo vetëm nga LSI, por edhe nga PDIU dhe PS. Nuk ka patur një raport të zhdrejtë.”

Sa i përket largimit nga qeveria të ministrave teknikë, ajo deklaroi: “Marrëveshja politike nuk përcakton mënyrën e funksionimit të ministrave teknikë. Ndërkohë që Kushtetuta e shpreh qartë se si kryhet emërimi dhe shkarkimi i ministrave. Prandaj do t’i qëndrojmë korrekt Kushtetutës”.

Burimi: tiranaobserver.al