Patozi: Nëse garoja për kryetar të PD do të ishim dy “Selamë”

Patozi: Nëse garoja për kryetar të PD do të ishim dy “Selamë”

0
SHPËRNDAJE

Astrit Patozi ka shpjeguar për herë të parë arsyet e moskandidimit të tij për kryetar të Partisë Demokratike.

Në një takim që mbajti në Vlorë me anëtarë të kësaj force, ish-nënkryetari tha se kanë qenë të shumtë ata që i kishin sugjeruar të futej në garë edhe pse ajo nuk ishte e barabartë dhe pse kërkesat e tij nuk u morën parasysh.

“Janë të shumë ata që më kanë thënë se edhe pse nuk ka garë unë duhet të garoja. U them me bindje të plotë se kam bërë gjënë e duhur. Nëse do hyja në një garë të pabarabartë unë do shërbeja për të legjitimuar procesin. Nuk do të kishte një Selam, por dy Selamë. Atë që garon përballë Bashës nuk e konsideroj si rival.

Më thanë hyr në garë se do të mbështesim. Të jeni të sigurt që të gjithë që jeni këtu ditën e votimit nuk do të keni mundësi të votoni se nuk do ta keni emrin në listë. Ai ka listat dhe nuk i dorëzon ato” – akuzoi Patozi.

Burimi: tiranaobserver.al