Mandija flet për të ardhmen e ministrave teknikë

Mandija flet për të ardhmen e ministrave teknikë

0
SHPËRNDAJE

Zv.kryeministrja teknike, Ledina Mandija deklaroi se sipas Kushtetutës, ministrat teknikë duhet të qëndrojnë aty deri në ardhjen e një ministri tjetër.

Sipas Mandisë, është në vlerësimin e ministrave nëse dorëhiqen apo qëndrojnë, ashtu sikurse është edhe në vlerësimin e kryeministrit për shkarkimi, duke iu referuar po Kushtetutës.

“Sipas Kushtetutës ministrat qendrojnë deri në ardhjen e ministrit tjetër. Eshtë në vlerësimin e ministrave, në lidhje me dorëheqjen, apo qëndrimin, ashtu siç është edhe në vlerësimin e kryeministrit për shkarkime referuar Kushtetutes. Ajo që dua të them është se ministrtat në bazë të Kushtetutës duhet të qendrojne aty edhe po në rastin që do të bënin një dorëheqje.” – u shpreh Mandija për ‘News 24’.

Zv.kryeministrja tha se pavarësisht se ka ndarë të njëjtën zyrë me Edi Ramën, ai ka qenë i angazhuar në fushatë, ndërsa ajo vetë ka monitoruar sjelljen e administratës gjatë fushatës.

Burimi: tiranaobserver.al