Kreu i KQZ: Pse refuzuam kërkesën e PDIU për rinumërimin e votave...

Kreu i KQZ: Pse refuzuam kërkesën e PDIU për rinumërimin e votave në gjithë Tiranën

0
SHPËRNDAJE
I ftuar në emisionin ‘Natë me Xhaxhiun’ ne ‘News24’ Klement Zguri tha se gabimet e shfaqura pas rinumërimit të kutive ishin për shkak të komisionerëve dhe numëruesve të cilët nuk ishin të patrajnuar mirë.

“Gabimet ishin për shkak të komisionerëve të patrajnuar mirë dhe kjo është e pafalshme. Votat përfunduan më vonë në Tiranë në krahasim me qarqet e tjera. Pas rinumërimit nuk kishte ndryshime mandati dhe kjo nuk e cenon procesin zgjedhor. Por sigurisht është alarm dhe gabimet nuk duhet të përsëriten”- tha Zguri.

Ndërkohë sa i përket refuzimit të kërkesës së PDIU për rinumërimin e kutive në gjithë qarkun e Tiranës, Zguri tha se kërkesa u refuzua pasi nuk kishte fakte dhe prova për hapjen e kutive.

“Profesionalisht do ishte shumë e ulët. A ka gjykim pa mosmarrëveshje. Në Tiranë nuk kishte asnjë ankimim nga asnjë komisioner. Nuk i druheshim lodhjes, por si mund të hapet një qark pa pasur prova dhe fakte? Ose një shënim se ka pasur neglizhencë nga komisionerët apo nga numëruesit”- tha Zguri, raporton ‘BalkanWeb’.

 

Burimi: tiranaobserver.al