Zetori del nga rruga në Lushnje, plagoset 37-vjeçari

Zetori del nga rruga në Lushnje, plagoset 37-vjeçari

0
SHPËRNDAJE

Një i ri është vënë në pranga pasi ka shkaktuar një aksident, duke plagosur një 37-vjeçar në Lushnjë, ndërsa vetë ai ishte edhe pa patentë. Burime nga policia thanë se kanë arrestuar në flagrancë Mariglen Mita, 18 vjeç, banues në fshatin Imshtë, Lushnjë.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Imshtë, duke drejtuar mjetin bujqësor ‘Zetor’ pa targa dhe pa leje drejtimi, i pajisur me rimorkio, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal ku për pasojë është aksidentuar 37-vjeçari me inicialet L. K., nga fshati Bubullimë.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Fierit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësor. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lushnjës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

18 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com