Veliaj: Të votosh sot PD-në është si të lozësh lojën “Balena Blu”

Veliaj: Të votosh sot PD-në është si të lozësh lojën “Balena Blu”

0
SHPËRNDAJE

Erion Veliaj ironizoi sot fushatën e Partisë Demokratike dhe pretendimin e kësaj të fundit për të kërkuar votën për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një takim elektoral nga Kashari ai e cilësoi faktin që të votosh PD-në, është sikur të luash lojën vdekjeprurëse “Balena Blu”.

“Të votosh sot Partinë Demokratike është si të lozësh lojën Balena Blu.

E nis me gërvishtje, dhe pastaj…

Nuk luajmë ‘balena blu’ me Partinë Demokratike. Nuk lozet me shqiptarët.

Kjo nuk është lojë, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e Shqipërisë. Do sigurojmë 71 mandate dhe me kryeministër Edi Ramën”, deklaroi Erion Veliaj.

Burimi: tiranaobserver.al