Tiranë, shpërthen një bombol gazi

Tiranë, shpërthen një bombol gazi

0
SHPËRNDAJE

Një bombol gazi shpërtheu rreth orës 21:30 të së djelës në një apartament pranë zonës së fizikës bërthamore në Tiranë, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Forcat zjarrfikëse, si dhe patrulla të policisë rrethuan vendngjarjen dhe bënë të mundur evakuimin e personave që ishin në vijën e rrezikut. Sipas të dhënave të policisë, bombola e gazit ishte e vendosur në ballkonin e shtëpisë dhe prej aty ka marrë flakë, duke rrezikuar familjarët.

Sikurse shihet edhe nga këto pamje, banorët kanë qenë në panik për minuta të tëra dhe shumë prej tyre kanë dalë në rrugë nga frika e një rreziku më të madh.

Ende nuk dihet, nëse bombola e gazit ka pësuar defekt, apo mund të ketë qenë ndonjë pakujdesi e të zotëve të shtëpisë.

Artikulli paraprakDamat janë çmendur pas këtyre çantave (Foto) – Femina.al
Artikulli tjetërEuro U-21, Italia “thyen” Danimarkën