Skënderbeu rinovon me Kristi Vangjelin

Skënderbeu rinovon me Kristi Vangjelin

0
SHPËRNDAJE

Vazhdon bashkëpunimi mes Skënderbeut dhe mbrojtësit Kristi Vangjeli. Zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës bëhet nga klubi korçar nëpërmjet një kounikate në faqen zyrtare ku thekson se palët e kanë shtyrë bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër. “Bashkë me presidentin Ardjan Takaj, Vangjeli ka firmosur në Slloveni kontratën e re duke konfirmuar zyrtarisht akordin e arritur paraprakisht me klubin. Ky do të jetë sezoni i katërt i Vangjelit me fanellën bardhekuqe”, theksohet në komunikatë.

Ish mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare është bashkuar me Skënderbeun në vitin 2014. Ai numëron 116 ndeshje me fanellën bardhekuqe dhe është një nga elementët më të aktivizuar në tre sezonet e fundit. Vangjeli mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes në skuadrën korçare dhe rinovimi i tij qetëson trajnerin Ilir Daja i cili do të ketë në dispozicion 31-vjeçarin edhe për një tjetër sezon. Firma e Vangjelit e shtyn Skënderbeun të përqëndrohet te puna për forciin e reparteve të tjera të skuadrës ku theksi kryesor është vendosur në sulm pasi gjatë sezonit të ri skuadra korçare do të prezantohet me disa risi krahasuar me sezonet e kaluara.

Burimi: supersport.al