Kërcënohet me jetë 37-vjeçari për motive politike; procedohen 3 militantët

Kërcënohet me jetë 37-vjeçari për motive politike; procedohen 3 militantët

0
SHPËRNDAJE

Kërcënojnë me jetë 37-vjeçarin për motive politike, Policia e Gramshit procedon në gjendje të lirë, 3 militantë të një partie. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku shtetasit B.B., 35 vjeç ; V.B., 31 vjeç dhe M.H., 25 vjeç, të tre banues në Gramsh, banues në Gramsh, si  përfaqësues të një subjekti politik në Gramsh, dyshohen të kenë kanosur shtetasin A.XH, 37 vjeç, banues në Gramsh, para dyqanit të tij.

Shtetasi A.Xh., e ka denoncuar rastin në polici dhe kjo e fundit nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

19 qershor (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com