Sot u hoq çadra e PD, deputeti socialist kujton grevën e PS:...

Sot u hoq çadra e PD, deputeti socialist kujton grevën e PS: Ne sakrifikuam, derdhëm gjak për shtetin

0
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Artan Gaçi ka kujtuar sot në ditën e heqjes së çadrës së opozitës nga bulevardi protestën e 7 viteve më parë të Partisë Socialiste, që gjithashtu ngriti çadra para Kryeministrisë me kauzën për hapjen e kutive të votimit. Ai shpreh mirënjohjen për pjesëmarrësit e asaj greve, që sipas tij sakrifikuan 20 ditë e net nga jeta e tyre për një kauzë të madhe, votën e lire. Gaçi thekson se ajo ishte një grevë serioze e patriotike dhe uron që çdo pikë gjaku e humbur të ketë vlejtur për rindërtimin e vendit.

Gace

“Në këtë përvjetor të shtatë, shpreh mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ato gra e burra që u bënë bashkë e sakrifikuan 20 ditë e net nga jeta e shëndeti i tyre për një kauzë aq të madhe e aq të qenësishme për të gjithë ne. Votën e lirë!

Një përqafim për çdo grevist, njerëz publike e njerëz të zakonshëm që me sakrificën, idealizmin e modestinë e tyre, bënë të mundur grevën më serioze e patriotike të organizuar ndonjëherë në këtë vend, e që çdo ditë e më shumë, vetëm lartësohet në sytë çdo shqiptari të përgjegjshëm.

Uroj me zemër që çdo pikë gjak që humbën, e çdo ditë sakrifice e gjithsecilit, të ketë shërbyer e vlejtur sado pak për rindërtimin e këtij vendit tonë të lodhur nga intrigat e padrejtësitë, por që nuk rresht ende së besuari se Shqipëria me shqiptarët do të bëhet, e që falë, edhe kësaj sakrificë do të jetë një vend më i mirë për të gjithë pa dallim”, shkruan Gaçi.

 

Burimi: tiranaobserver.al