Shqiptarët i besojnë mikut për të gjetur punë

Shqiptarët i besojnë mikut për të gjetur punë

0
SHPËRNDAJE

Shqiptarët ende vazhdojnë që t‘i besojnë lidhjeve të gjakut apo njohjeve personale kur bëhet fjalë për punësim.

Të dhënat tregojnë se numri i të papunëve që u drejtohen zyrave përkatëse është më i ulët në krahasim me ata të cilëve ju drejtohen të afërmve.

Kështu të papunët të cilët kërkojnë punë nëpërmjet Zyrave të Punësimit përbëjnë vetëm 40% të totalit. Ndërsa ata që ju drejtohen miqve/shokëve për të gjetur një punë zënë rreth 80% e të papunëve.

Sipas të dhënave të burimeve administrative, rezulton së në fund të 2016-ës janë regjistruar pranë Zyrave të Punësimit 93,889 punëkërkues të papunë nga 145,147 që ishin në fund të 2015-ës.

Pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit regjistrohen si punëkërkues të papunë vetëm ata të papunë të cilët kërkojnë punë nëpërmjet zyrave të punës, por jo të gjithë personat e papunë zgjedhin ta bëjnë këtë.

Në krahasim me vitin 2015 numri i punëkërkuesve të papunë është ulur me 35%. Rajoni me uljen më të madhe është Vlora, ndërsa numri i përfituesve nga skemat e mbështetjes me të ardhura është ulur me 61%./Monitor

Burimi: mapo.al