SFIDA: Rama-Basha pa dëshmitarë, si takimet e Cosa Nostra-s

SFIDA: Rama-Basha pa dëshmitarë, si takimet e Cosa Nostra-s

0
SHPËRNDAJE

“Rama, Meta e Berisha tashmë po bashkëqeverisin dhe ia arritën qëllimit. Pazaret e dy netëve më parë i ngjanin më shumë takimeve të “Cosa Nostra-s” sesa asaj të një Republike Parlamentare”. Kështu ka deklaruar partia Sfida për Shqipërinë përmes një njoftimi për shtyp.

Në reagimin e saj, SFIDA shkruan se pa dëshmitarë, duke lëvizur nga dhoma në dhomë për të shmangur përgjuesit, Rama dhe Basha vendosën sesi duan ta katranosin sërish drejtësinë apo si do ndahen koncensionet.

“Administrata është ndarë si plaçkë mes hajdutësh dhe vota sot nuk është as më e sigurtë as më e lirë. Gjithë kaosin që krijuan për tre muaj, natë e ditë, e përmbyllën me një javë shtyerje zgjedhjesh dhe ndarje deri tek drejtori AZHBR. Vetë ky dokument zyrtarizon problemet e rënda që ka ky shtet” – shkruan SFIDA.

Një prej themeluesve të “Sfidës”, Gjergj Bojaxhi tha  se qytetarët e pavarur duhet të ndërgjegjësohen se jo vetëm që nuk duhet të lëshojnë asnjë votë interesi për Ramën, Berishën e Metën por duhet të motivojnë çdo të njohur, të dalin masivisht në zgjedhje për rithemeluar klasën politike shqiptare me parti të reja të pakapura nga ky sistem.

“Asnjë parti politike apo politikan që për 20 vite ka votuar për pazaret e Ramës, Berishës apo Metës nuk meriton të jëtë në parlamentin e shqiptarëve. Nuk mundet që Shqipërinë ta marrin peng 3-4 persona” u shpreh kandidati i Sfidës në Tiranë

SFIDA thotë se së pari duhet të largohet kjo elitë politike e më pas të ulet radikalisht pushteti i politikanëve përmes:

–Kontrollit të imtësishëm për çdo politikan,  dhe kandidatët tanë janë të parët që ofrohen për këtë vetting.

–Përzgjedhjes së deputetëve përmes listave të hapura ku janë qytetarët që zgjedhin.

–Konfiskimit të pasurive të pajustifikuara për politikanet dhe familjaret e tyre

–Kufizimit deri ne dy mandate për kryeministrin dhe ministrat

–Investigimit penal për financimin e partive politike

–Hapjes së dosjeve për të gjithë ministrat, kryeministrat dhe ish-zyrtarët e lartë që prej viteve 90’. Asnjë person nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

Burimi: tiranaobserver.al