Sarandë, polici privat gjendet i vdekur në vendin e punës

Sarandë, polici privat gjendet i vdekur në vendin e punës

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Një person është gjetur i vdekur në Sarandë. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në qendrën e kontrollit të automjeteve të fshatit Vrion, Bashkia Finiq, është konstatuar i pajetë Gëzim Islami, rreth 53 vjeç, banues në Sarandë.

Islami punonte si roje në qendrën e kontrollit të automjete në Vrion, punonjës i policisë private, i cili është konstatuar i pajetë nga punonjësi i turnit tjetër

Ka qenë ky i fundit i cili ka njoftuar policinë, pasi ka gjetur kolegun e pajetë.

Nga këqyrja që i është bërë trupit nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, infarkt.

19 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com