Rama sfidon Metën dhe Bashën: Duan të jenë forcë e parë, por...

Rama sfidon Metën dhe Bashën: Duan të jenë forcë e parë, por nuk i kanë bërë llogaritë me PS-në

0
SHPËRNDAJE

Nga qyteti i Korçës, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendin e kanë marrë në qafë burrat.

Ai theksoi se qeveria e tij ka bërë shumë për Korçën, duke përmendur një sërë punësh të bëra në këtë qytet.

Kryeministri më tej shtoi se synimi i Partisë Socialiste është të fitojë 71 mandate në Parlamentin e ardhshëm, duke qenë forcë e parë në vend.

“PD kërkon të jetë forcë e parë, LSI po forcë e parë, por edhe ne duam të jemi forcë e parë, me 71 vota në Parlament, por ne nuk e bëjmë këtë për pushtet, pasi duam që Shqipëria të mos humbë kohën për vijuar rrugën e reformave”.

Ndër të tjera kryeministri vlerësoi punën e bërë nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Ai deklaroi se Peleshi dhe ka qenë dhe do jetë një aset i qeverisë së tij.

Për sa i përket paktit me PD-në, Rama tha: “Fakti që kemi bërë një marrëveshje nuk e ndryshon të vërtetën se PD kishte frikë nga Vettingu. PD e duam në zgjedhje që ta mundim. Kjo është shumë e thjeshtë dhe nuk do të kishte asnjë shije që ne të fitonim pa ata, edhe pse ne në zgjedhje do futeshim edhe pa ata. Nuk ishim ne që nuk i donim në zgjedhje, por ata që donin të na pengonin edhe neve të futeshim”.

Rama nuk la pa sulmuar edhe sistemin e drejtësisë, duke përsëritur edhe njëherë rëndësinë e reformës në drejtësi.

“Shqipëria trashëgon 8 mijë konflikte pronësie me pasoja fizike për pronat që i bënë çorap gjykatat. Këta gjykatës janë epiqendra e kancerit që u rrit dhe u zhvillua për çerek shekulli, por lajmi i mirë është se tani i kanë ditët e numëruara.

E kam përsëritur deri në bezdi se Vettingu është çelësi që hap derën e një Shqipërie të re. Nëse nuk bëjmë reformën në drejtësi, nëse nuk kemi gjykata që janë mbi të gjithë, në mund të kthehemi mbrapa në çdo moment.

Nëse ne nuk luftojmë për të bërë gjërat siç duhen bërë për të qenë vend i BE-së, ne kurrë nuk futemi në Bashkimin Europian”, deklaroi Rama.

Burimi: tiranaobserver.al