Meta: Pse Basha u tërhoq dhe firmosi paktin me Ramën

Meta: Pse Basha u tërhoq dhe firmosi paktin me Ramën

0
SHPËRNDAJE

Ilir Meta në një intervistë për “Zonë e Lirë” ka dhënë edhe disa nga arsyet, sipas tij, përse Lulzim Basha u tërhoq vetëm dy ditë më parë nga kërkesat e tij për qeveri teknike dhe pranoi marrëveshjen e arritur me kryeministrin Rama.

Ka bërë shumë mirë që është tërhequr, dëshiroj të them sepse në fakt duhet të ishte tërhequr një muaj më parë, më mirë vonë se kurrë, ndoshta ndjenja e përgjegjshmërisë.

Sipas mendimit tim, përveç faktorit ndërkombëtar, dhe mesazhit të SHBA, kanë qenë partitë aleate të PD, ata ishin shumë realist dhe e kuptonin, u dhanë disa garanci që asnjëherë më parë nuk i ishin dhënë një opozite dhe natyrisht s’mund të çohej më tej një krizë që mund të çonte në përleshje me pasoja të paparashikueshme. Reflektuan dhe kjo është një gjë shumë e mire. Kjo nuk na ndihmon të kemi zgjedhjet qe duhet te kishim shume çështje të tjera duhet të ishin zgjidhur para një viti”, tha Meta.

Ish-kreu i LSI-së Ilir Meta tha se e përshëndeste marrëveshjen, por nuk i kurseu notat e ironisë.

I pyetur nëse marrëveshja Rama-Basha ishte një përsëritje e asaj që dndohi në vitin 2008 me ndryshimin e Kushtetutës, Meta tha se nuk është tamam ashtu.

Historia nuk përsëritet dy herë njëlloj. Nëse në 2008-ën u përjetua si tragjedi tani përjetohet si komedi. Janë dy realitete të ndryshme. LSI nuk dëmtohet sepse tani të gjitha garojnë si të barabarta. Mund të dëmtohen partitë e reja, por kjo nuk është përgjegjësi e LSI.

Të mos e dramatizojmë kaq shumë. Opozita kishte të drejtë për çështjen e drogës dhe për dekriminalizmin. Tejzgjatja e krizës me disa kërkesa si qeveri teknike, votim elektronik nuk ishte normale.  

Ne propozuam një qeveri besimi. Dhe mesa duket kjo është një qeveri besimi. Rama është kryeministër dhe ka besimin edhe të opozitës” – tha Meta.

Burimi: tiranaobserver.al