LSI ndryshon strategji: Marrëveshja Rama-Basha nuk na dëmton, dalim forcë e parë

LSI ndryshon strategji: Marrëveshja Rama-Basha nuk na dëmton, dalim forcë e parë

0
SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha sot se marrëveshja Rama-Basha nuk e dëmton në asnjë aspekt LSI-në dhe se kjo parti do të dalë forcë e parë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas tij, hyrja e PD-së në zgjedhje është lajm i mirë dhe zgjedhjet do të kenë një garë të vërtetë.

Gjithashtu, Vasili ka theksuar se LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Dihet botërisht se LSI bëri çdo gjë dhe afroi gjithçka që kjo krizë absurde të zgjidhej dhe të evitohej katastrofa e qorrsokaku ku do hynte vendi nëse nuk merrte pjesë opozita në zgjedhje. Pavarësisht zgjidhjes së krizës tërësisht artificiale, e rëndësishme është gjithëpërfshirja.

Është e rëndësishme që ne më në fund do të kemi zgjedhje gjithëpërfshirëse. Tani do të kemi zgjedhje më 25 qershor. Vendimi është në duart e qytetarëve. Sot do të kemi një garë të barabartë mes 3 forcave politike. Ofruam gjithçka që të shmangnim katastrofë.

LSI sot është më e bindur se dje, se do të jetë forcë e parë politike sepse përfaqëson një forcë politike, transparente. LSI do të ndihmojë vendin dhe politikën”, tha kreu i LSI-së.

Vasili tha se LSI ka punuar për një marrëveshje për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje dhe “beson më shumë se do të jemi forcë e parë politike” pas zgjedhjeve.

Sigurisht na vjen keq që u është mohuar e drejta për pjesëmarrje në koalicione disa partive”, tha ai, duke shtuar se “LSI nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë gjë dhe megjithëse kjo nuk e cenon LSI-në në asnjë aspekt, ajo ka mbështetur dhënien e hapësirave për të gjitha partitë.”

Burimi: tiranaobserver.al