Lezhë, sekuestrohen 190 kg kanabis në dy operacione të ndryshme, 4 të...

Lezhë, sekuestrohen 190 kg kanabis në dy operacione të ndryshme, 4 të arrestuar

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Policia e Lezhës gjatë 12 orëve të fundit ka finalizuar me sukses operacionin e gjerë antidrogë në rang Qarku të koduar “Horizont”. Si rezultat i këtij operacioni u goditën 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike,  u sekuestruan në total 190 kg lëndë narkotike marijuanë dhe u a arrestuan në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet 1 shtetas tjetër në kërkim.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se në Kurbin , u arrestuan 3 shtetas , 1 shtetas u shpall në kërkim si dhe u sekuestruan 153.5 kg lëndë narkotike marijuanë, ndërsa në Lezhë u arrestua 1 shtetas si dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike marijuanë.

“Me datë 18.05.2017, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të autorëve, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar , u finalizua me sukses operacioni i gjerë antidrogë në rang Qarku i koduar “Horizont ”

Si rezultat i tij u goditen 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Konkretisht: Në Kurbin, në vendin e quajtur Fushë – Mamurras, u kap në flagrancë mjeti tip Opel ku brenda tij ishte fshehur lëndë narkotike e paketuar ku në peshë totale rezultoi 153.5 kg.

U arrestuan në flagrancë të dyshuar si poseduesit e kësaj lënde narkotike, 3 shtetasit: A.P , 40 vjeç, banues në Tiranë; A.H, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe L.L, 40 vjeç, banues në Krujë

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.M. 42 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpunëtor si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në Lezhë, në fshatin Mërqi, u gjetën dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike marijuanë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e shtetasit Z.L, 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë si posedues i saj”, sqaron policia.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të mësipërm të proceduar, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

19 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com