Lebron madhështor, Cleveland fiton finalen e parë

Lebron madhështor, Cleveland fiton finalen e parë

0
SHPËRNDAJE

Nëse në Perëndim ligjin e bën Golden State Warriors, në Konferencën e Lindjes janë kampionët në fuqi të Nba, Cleveland Cavaliers ata që diktojnë ritmin. Gjasat janë për një tjetër finale mes skuadrës nga Oakland dhe asaj nga Ohio. Edhe pse kishte plot 9 ditë që pushonte, Cleveland asfaltoi Boston Celtics në finalen e parë të Konferencës duke ruajtur pathyeshmërinë në këtë edicion të play-offit. 117-103 në favor të Lebron James me shokë ishte rezultati që prodhoi sfida e Td Garden, me Cavaliers që falë këtij suksesi në transfertë hodhën një hap të madh përpara drejt kualifikimit në finalen e madhe. Mbreti James ishte thjeshtë fantastik pasi realizoi në total 38 pikë, ndërsa një dorë drejt suksesit Cleveland-it ja dha edhe Kevin Love që e mbylli sfidën me 32 pikë dhe 12 rebound. Te Bostoni Avery Bradley dhe Isaiah Thomas nuk realizuan më shumë se 38 pikë të dysëbashku. Te skuadra nga Massacusetsi u shfaq lodhja pasi për të shkuar deri në finalen e Lindjes skuadrës më të titulluar të Nba, iu nevojitën plot 7 ndeshje për të eliminuar Ëashingtonin në gjysmëfinale. Ndeshja e Td Garden mori drejtim që në periodën e parë, falë edhe Lebron James që realizoi koshin që i coi shifrat në 30-17 në favor të Cleveland-it. Në periodën e dytë, formacioni i trajnerit Tyron Lue e coi deri në +26 avantazhin me sfidën që nuk kishte më histori. Pjesa e dytë ishte disi më e mirë për vendasit, por Cleveland menaxhoi shumë mirë avantazhin për të marrë një fitore të lehtë dhe për të shkuar me më shumë besim në finalen e dytë të Lindjes që do të zhvillohet sërish në Massacusets.

Burimi: supersport.al