FSHF në seminar me temën “Futbolli dhe sfidat e kohës”

FSHF në seminar me temën “Futbolli dhe sfidat e kohës”

0
SHPËRNDAJE

Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” në bashkëpunim me  FSHF organizoi seminarin 1-ditor me temë “Futbolli dhe sfidat e kohës”. Pedagogë të universitetit të Elbasanit, Shkodrës atij të Sporteve dhe përfaqësues të institucionit më të lartë të futbollit shqiptar morën pjesë në këtë seminar për futbollin dhe pritshmëritë e momentit. Në seminar ishte i pranishëm edhe kreu i FSHF, Armand Duka, i cili nënvizoi se nisma të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për të dhënë një kontribut në vazhdimësi për afrimin e njerëzve me futbollin.

Më pas fjalën e morën edhe përfaqësues të universiteteve, ndërsa drejtori i Sektorit të Marketingut në FSHF, Gazmend Malo, prezantoi risitë më të fundit dhe strategjitë  në lidhje me marketingun në sport dhe veçanërisht në futboll.

Seminari i zhvilluar në Elbasan trajtoi  gjithashtu edhe sfidat përpara të cilave është vendosur futbolli në vendin tonë dhe krijoi mundësinë për këmbimin e ideve me synim hedhjen e ideve për zhvillimet në fushën e sportit.

Burimi: supersport.al