Fier, kapet i i dënuari me 14 vjet burg në Itali për...

Fier, kapet i i dënuari me 14 vjet burg në Itali për trafik droge

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane i cili rezultonte me dy emra, është vënë në prangat e policisë së Fierit.

I arrestuari nën akuzën e veprës penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, është Mikel (Enea) Hyka, 35 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier.

Arrestimi i tij u bë pasditen e djeshme, në kuadër të operacionit të koduar “Driver”, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga policia.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar e cila e ka dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Ndalimi i Hykës, u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian, ndërsa për t’i shpëtuar dënimit ishte kthyer në Shqipëri.

19 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com