Deklarata e pazakontë e Metës: 71 deputetë PS i bën me PD-në?

Deklarata e pazakontë e Metës: 71 deputetë PS i bën me PD-në?

0
SHPËRNDAJE

Presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të pazakontë këtë mbrëmje në emisionin “Zonë e Lirë”.

Në momentin kur drejtuesi i emisionit po e pyeste për koalicionet paszgjedhore, Meta i është përgjigjur indirekt deklaratës së Ramës në Korçë i cili u shpreh se PS do marrë 71 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit.

Nën zë, Meta ka thënë se “71 i bën me PD-në apo vetëm?”.

“Thuaje dhe njëherë, the 71 me PD-në?”, tha CCani dhe Meta e shoqëroi me të qeshur.

Kjo deklarata e Metës mund të interpretohet edhe si një paralajmërim për koalicion paszgjedhor mes PD dhe PS.

Rama tha sot nga Korça se LSI dhe PD duan të dalin forcë e parë, por PS do ta nisë me 71 deputetë pas zgjedhjeve.

Sa i takon paktit të madh me opozitën, Rama deklaroi gjithashtu se dialogu me Bashën do të institucionalizohet duke shkuar drejt takimeve periodike një tjetër mesazh ky se qasja PD-PS nuk do të jetë aq “armiqësore” sa është karakterizuar në këto 27 vite të pluralizimit.

Burimi: tiranaobserver.al