Berisha: Nga marrëveshja fitoi e gjithë Shqipëria

Berisha: Nga marrëveshja fitoi e gjithë Shqipëria

0
SHPËRNDAJE

Arritja e marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri, është një fitore për të gjithë vendin.

Kështu e ka komentuar ish-kryeministri Sali Berisha, marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se kjo ishte fitorja më e madhe e shqiptarëve, ndërsa ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë për asistimin e tyre në zgjidhjen e krizës politik që kishte përfshirë vendin.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

‘Një marrëveshje nga e cila fiton vendi!

Të dashur miq, drejtuesit e dy partive kryesore të vendit firmosën sot një marrëveshje, me të cilën i dhanë zgjidhje njërës prej krizave politike më të rrezikshme të këtyre 26 viteve te fundit, që prej disa muajsh kishte rrokur vendin.

Ne këtë kontekst, mendoj se çdo shqiptar duhet te ndjehet vërtet i lehtësuar për zgjidhjen me mjete politike te kësaj krize qe kërcënonte ne mënyrën me serioze ekzistencën e pluralizmit politik ne Shqipëri, themelet kushtetuese te shtetit demokratik, paqen sociale dhe stabilitetin e vendit.

Keshtu qe pa u ndalur ne një analize te hollësishme, e them me bindje te plote se me këtë marrëveshje ka fituar Shqipëria dhe se për te gjithë shqiptaret qe e duan vendin e tyre dhe vlerat e lirisë, marrëveshja është nje win-win story.

Me këtë rast te dashur miq, le te shprehim mirënjohjen tone me te thelle ndaj miqve tanë te respektuar europiane dhe amerikane për ndihmën e tyre tejet te çmuar qe dhane ne arritjen e kësaj marrëveshje si dhe ndaj te gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe vendosen sakrificën e tyre ne themel te saj si dhe ndaj te gjithë atyre, qe me angazhimin serioz bene te mundur ketë marrëveshje te nje rëndësie historike për Shqipërinë!

Burimi: tiranaobserver.al