Zvicra fton edhe Hadërgjonajn

Zvicra fton edhe Hadërgjonajn

0
SHPËRNDAJE

Nuk është vetëm Albian Ajeti talenti i rradhës që Zvicra i rrëmben Shqipërisë, por edhe Florent Hadërgjonaj.

Mbrojtësi i Ingolstadt ka marrë së fundmi një ftesë nga kombëtarja e Zvicrës për dy ndeshjet e muajit qershor, miqësoren ndaj Bjellorusisë si dhe atë eleminatore kundër Ishujve Faroe.

Hadërgjonaj ka qenë një lojtar i vëzhguar nga De Biasi por fakti që luan si mbrojtës i krahut të djathtë ku luan Elseid Hysaj ndoshta e ka bërë të pamundur afrimin e tij tek Shqipëria ndërsa gjithashtu në muajt e fundit u përfol se mund të luante edhe për Kosovën.

Florent Hadërgjonaj luan në Bundesligën e Gjermanisë tek Ingolstadt dhe pozicioni i tij është mbrojtës i krahut të djathtë.

Burimi: supersport.al