Vdekja e 15-vjeçares, rëndë mjeku që tentoi vetëvrasjen

Vdekja e 15-vjeçares, rëndë mjeku që tentoi vetëvrasjen

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Anestezisti Tefik Zhurda, që tentoi vetëvrasjen pas komplikacionit të rrallë hipetermia malinje, që i ndodhi me pacienten 15-vjeçare Blerta Pepa, vijon të jetë në koma në gjendje të rëndë shëndetësore.

Stafi i Spitalit të Traumës po shikon edhe mundësinë e dërgimit të tij jashtë vendit, për një mjekim më të specializuar, si pasojë e dëmtimeve që kanë i shkaktuar preparatet e anestezisë, që 53-vjeçari i injektoi vetes në kushtet e një shoku psikologjik.

Kolegët e Zhurdës thonë se rasti ti tij është një fatkeqësi që mund t’i ndodhë kujtdo dhe sipas tyre, në Shqipëri presioni është i papërballueshëm nga frika e hakmarrjes.

“Shyqyr që nuk më ndodhi mua. Të kesh në duar një fëmijë në lule të rinisë dhe të mos kesh mundësi t’i bësh gjë… Kam përfytyruar pozitën e Tefikut dhe presionin që do ushtrohej ndaj mjekëve dhe edhe unë do jepja veten kokë më kokë pasi nuk mund të jetoj me kokën prapa nga frika për fëmijët e mi, pasi siç e dimë, në kemi traditën e hakmarrjes”, thotë mjeku anestezist Apostol Vaso.

Megjithëse të dhënat e para nga mjekësia ligjore konfirmojnë komplikacionin hipetermia malinje dhe përdorimin e medikamentit dantolen, policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 3 mjekët që asistuan operacionin.

18 maj 2017 (gazeta-Shqip.com) / Top Channel

Burimi: gazeta-shqip.com