Rrëfim/E tërhoqa drejt shtratit dhe fillova….

Rrëfim/E tërhoqa drejt shtratit dhe fillova….

0
SHPËRNDAJE

Rrëfim/E tërhoqa drejt shtratit dhe fillova….

Para dy javësh e dashura ime kishte ditëlindjen dhe mbushi 23 vjeç. Përgjithësisht unë nuk jam shumë djalë romantik, por doja t’i bëja një surprizë, sepse ishte hera e parë që e festonim ditëlindjen e saj bashkë. Kisha realizuar një surprizë shumë të këndshme me ndihmën e miqve tanë të përbashkët. Kur ora shkoi 00:00 i trokita te dera dhe mbulova fytyrën me një buqetë të madhe me lule. I dhashë lulet, e urova me një puthje të lehtë dhe i thashë të më ndiqte, sepse ajo natë na përkiste vetëm ne. Hipëm të dy në makinë dhe u drejtuam të hoteli që kisha prenotuar. Isha kujdesur që dhoma jonë të ishte e veçantë, plot qirinj dhe trëndafila, ndaj për të mos prishur surprizën i lidha sytë. Ashtu me sy të lidhur, e mbajta për dore dhe e tërhoqa drejt shtratit plot çokollata dhe petale trëndafili. I hoqa shaminë dhe reagimi i saj i vetëm ishte një puthje që nisi natën tonë të çmendur. Fillova ta zhvishja ngadalë, duke e puthur në çdo pjesë të trupit dhe pastaj e mora në krahë dhe e shtriva në krevat. Ndieja aromën e saj pranë times, teksa më pëshpëriste te veshi: “të dua” dhe unë stimulohesha edhe më tepër për ta bërë plotësisht timen. Duart e saj përshkonin fortë kurrizin tim, ndërkohë që unë puthja dhe kafshoja lehtë gjoksin e saj. Ashtu të mbërthyer pas njëri-tjetrit kaluam natën më romantike dhe më të çmendur. Kujtimi i asaj nate magjike do të zgjasë shumë në mendjen time dhe të partneres./CityNews

Burimi: citynews.al