Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Foto ilustruese

Një i ri i cili lëvizte i armatosur me pistoletë është arrestuar nga policia e Tiranës. Në pranga ka rënë 30-vjeçari Skerdilajd Selimi, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas disponoheshin informacione që qarkullonte me armë zjarri tip pistoletë dhe në afërsi të Rrugës “Halit Bega”, efektivët e policisë pas kontrollit fizik të ushtruar, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pistoleta e markës “Mausur”.

Materialet proceduriale i’u kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

18 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com