Elbasan-Cërrik, mjeti përplas për vdekje të moshuarin

Elbasan-Cërrik, mjeti përplas për vdekje të moshuarin

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Një aksident me pasojë vdekjen e një 68-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Cërrik.  Mjeti me targa AA 633 PU që drejtohej nga shtetasi Sokol Hysa, 43 vjeç, në fshatin Gjergjan ka përplasur shtetasin H.H, 68 vjeç banues në fshatin Thanë Elbasan.

Hysa është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje. I moshuari ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin që ka ndodhur aksidenti. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila bëri të mundur transportimin e shtetasit H.H., në spital. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Elbasanit, i dëmtuari është dërguar në Tiranë dhe më pas ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

18 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)

 

Burimi: gazeta-shqip.com