Ja kush janë mallrat më të kërkuara nga biznesi shqiptar…

Ja kush janë mallrat më të kërkuara nga biznesi shqiptar…

0
SHPËRNDAJE

Mallrat që hyjnë më shumë në Shqipëri nga porti i Durrësit janë at që i përkasin sektorit të ndërtimit. Vetëm deri tani raportohet se në Shqipëri janë futur nga dogana e Durrësit anije të cilat kanë sjellë 8350 ton melaminë dhe 3280 ton xhama.

Mallra këto të cilat janë porositur nga bizneset e mëdha në qytetet e Elbasanit, Tiranës, Fierit etj.

Nga Qendra e Informacionit dhe Sektori i Statistikave në APD, mësohet se gjatë katër muajve të parë të këtij viti, sasia e melaminës dhe xhamave që mbërrijnë në rrugë detare është rritur me 22 për qind, ndërsa ajo e xhamave është rritur me 2.5 herë.

Në periudhën janar-prill 2017 në portin e Durrësit janë shkarkuar 13 anije me melaminë dhe më shumë lundrime drejt portit më të madh të vendit kanë kryer anijet “Korale”, “Vela”, “Dante A”, Tera”, etj.

Ndërkaq në të njëjtën periudhë janë shkarkuar edhe tri anije me xhama.

Burimi: mapo.al