Parashikimi i Berishës dhe ‘pushtimi kinez’ i Shqipërisë

Parashikimi i Berishës dhe ‘pushtimi kinez’ i Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE

“Janë më pak se 150 kilometra të Korridorit 8 që mungojnë midis Bullgarisë e Maqedonisë dhe Maqedonisë e Shqipërisë dhe tregtia do të kalojë nga Tiranë në Pekin”.

Kështu deklaroi përpara pesë vitesh ish-kryeministri Sali Berisha.

“Duhet të mbajmë parasysh se Rruga e Mëndafshit, rruga më e vjetër që lidhte kontinentet kalonte përmes këtij rajoni, rruga Egnatia”, shtoi Berisha.

Pesë vite më vonë, Berisha nuk është kryeministër më, por kinezët nuk e kanë ndalur ekspansionin në Shqipëri dhe rajon, duke shtënë në dorë disa prej pikave më kyçe infastrukturore.

Ndërkohë, po të kërkosh në internet, orët e fundit po flitet gjithmonë e më shumë në mediat ndërkombëtare për Rrugën e Mëndafshit.

Në kohën kur Donald Trump ka shpallur se “Amerika do jetë e para”, kinezët kanë lançuar nismën “Një brez, një rrugë”.

Bëhet fjalë për një projekt të fuqishëm infrastrukturor, që do i japë një hov të ri globalizimit.

Qëllimi është të rindërtohet Rruga e Mëndafshit, duke e lidhur Kinën me Euroazinë përmes tokës dhe përmes ujit.

Sipas “The Economist”, projekti në fjalë është një shkëputje e presidentit Xi Jinping nga politika komuniste e Deng Xiaoping “të fshehim kapacitetet tona, kurrë të mos marrim kryesimin”.

Revista thekson se kjo është një përpjekje e Kinës për të marrë lidershipin botëror.

Por projekti, pavarësisht ambicieve të mëdha, duket i vështirë për t’u realizuar.

Bëhet fjalë për dhjetëra vende që duhet të bien dakord.

Që tani India ka dalë kundër.

Ndërkohë shumë vende europiane janë spektike dhe kanë braktisur takimin e thirrur për këtë qëllim.

Burimi: mapo.al