Pyet mjekun: Më bien qerpikët, ç’të bëj?

Pyet mjekun: Më bien qerpikët, ç’të bëj?

0
SHPËRNDAJE

Përgjigjet Argjir Përmeti, mjek dermatolog pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.2 në kryeqytet

Ashtu sikurse bien flokët, bien vetullat, bien edhe qerpikët. Qerpikët u bien të gjithëve dhe rënia e tyre është normale, por brenda një limiti të caktuar. Nëse kjo ndodh vazhdimisht, atëherë duhet të shqetësoheni.

Ka shumë faktorë që nxisin rënien e tyre, duke nisur që nga ato që shkaktojnë rënien e flokëve. Në qoftë se është femër, ndikojnë shumë problemet hormonale, infeksionet e ndryshme të syrit, infeksionet e ndryshme në trup, bajamet, një dhëmb i prishur, sinoziti, ftohja, një infeksion urogenital, tiroidet, problemet nervore etj. Çdo shqetësim në organizëm është i mirëlidhur me diçka tjetër. Pacienti/ja në këtë rast duhet të konsultohet me një mjek dermatolog i cili e referon për bërjen e një sërë analizash. Në varësi të rezultatit drejtohet për tek mjeku përkatës, në mënyrë që të vendoset trajtimi dhe të ndalohet rënia./ Shendeti.com.al

 

Burimi: shendeti.com.al