NBA, Bostoni fluturon me Bradly-n, thyhen Wizards

NBA, Bostoni fluturon me Bradly-n, thyhen Wizards

0
SHPËRNDAJE

Boston Celtics është vetëm një hap larg finales së Konferencës së Lindjes pas fitores 123 – 101 në përballjen e 5-të të Serisë ndaj Washington Wizards. Basketbollistët që drejtohen nga trajneri Stivens, të udhëhequr nga Avery Bradly në superformë kanë edhe një sforco të fundit në parketin e Wizards për të provuar forcat ndaj Clevelandit të LeBron James.

26-vjecari i Celtics ishte thjesht i mrekullueshëm pasi shënoi 29 pikë, dha 3 asiste dhe kontrolloi 6 topa poshtë koshit. MVP i ndeshjes 25 pikët e parë i realizoi për vetëm 24 minut lojë, duke shënuar një rekord personal në ndeshjet play Off.

Bostoni tregoi se kishte mësuar shumë nga gabimet e ndeshjes së të dielës, duke e marrë që në minutat e prara kryesimin, duke u kujdesur vecanërisht për të mbajtur nën kontroll John Wall, i cili u ndal në 21 pikë në total. Me 22 pikë diferencë të krijuar që në pjesën e parë, Wizards e patën të pamundur për të rikuperuar në dy periodat e fundit, duke u moshtur në fund e plot 22 pikë.

 

Burimi: supersport.al