Kukan dhe Fleckenstein mbështesin Hahn: Kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit

Kukan dhe Fleckenstein mbështesin Hahn: Kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit

0
SHPËRNDAJE

Eurodeputeti i djathtë, Eduard Kukan ka shprehur mbështetjen e tij për deklaratën e Johannes Hahn, nëpërmjet një statusi në Twitter.

“Mbështetje të plotë për Johannes Hahn dhe deklaratën e tij për qytetarët shqiptarë”, ka shkruar Kukan në statusin e vet, të publikuar para pak minutash.

Edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, njëkohësisht raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, ka mbështetur deklaratën e bërë dje nga Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn.

Fleckenstein thekson se mbështet deklaratën e Hahn dhe se është e qartë kush janë përgjegjësit për krizën në Shqipëri. Ai shkruan gjithashtu se gjatë vizitës që ka zhvilluar në SHBA, zyrtarët amerikanë janë shprehur të trishtuar për situatën në vendin tonë.

“E mbështes këtë mesazh për popullin shqiptar. Edhe pas bisedimeve që kam zhvilluar në SHBA, të gjithë janë të trishtuar për situatën. Është e qartë se kush janë përgjegjësit”, shkruan Fleckenstein.

Më herët Komisioneri Johannes Hahn i drejtoi një letër publike qytetarëve shqiptarë, ku u tregua i drejtpërdrejtë dhe dënoi thirrjet për pengim të procesit zgjedhor, më 18 qershor.

“Më lejoni që të tregohem i qartë; dënojmë fuqimisht çdo thirrje për “aksione” që do të minojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe të drejta të tjera themelore. Këto “aksione” nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, thotë Hahn.

Burimi: tiranaobserver.al