Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen, mësuesi mohon akuza

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen, mësuesi mohon akuza

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Mësuesin i matematikës, Hasan Martani 64 vjeç, i cili u arrestua për ngacmim seksual ndaj nxënëses së tij ka mohuar akuzat përpara grupit hetimor, duke pretenduar se është arrestuar me të padrejtë. Sipas Martanit,  nuk ka ndodhur asgjë dhe se veprime të tilla nuk i ka kryer asnjëherë gjatë karrierës së tij. Pavarësisht qëndrimit të tij mohues, prindërit e vajzës pretendojnë se kanë prova që vërtetojnë  akuzat.

Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, vajza ka dorëzuar edhe mesazhet që mësuesi i ka dërguar asaj në rrjetin social “Facebook”. Gjithashtu e mitura thotë se mësuesi ka abuzuar duke kryer veprime të turpshme. Sipas saj, ai e puthte dhe e prekte në zona intime.

12 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com