Sarandë, tenton të djegë me benzinë fqinjin në gjendje të dehur

Sarandë, tenton të djegë me benzinë fqinjin në gjendje të dehur

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Tenton të djegë me benzinë një 60-vjeçar, arrestohet nga policia shtetasi Janaq Xega. Burime nga policia bëjnë me dije se autori dhe 60-vjeçari janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Sherri ka ndodhur në banesën e shtetasit P.P.,në Xarrë të Sarandës.

Sipas burime  Xega dhe i dëmtuari ishin fqinj me njeri-tjetrin. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, ata kanë qenë duke pirë raki në shtëpinë e 60- vjeçarit. Në gjendje të dehur kanë debatuar me fjalë, duke bërë që 44- vjeçari të rrëmbejë një shishe me benzinë dhe t’i vërë zjarrin fqinjit të tij.

Fatmirësisht ndërhyrja e familjarëve të të dëmtuarit bëri që të shuhen flakët dhe P.P., të shpëtojë me disa djegie në trup.  Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij nën akuzën  “Plagosja e rëndë me dashje”.

9 maj 2027 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com