Pajisja kompjuterike, prokuroria i bllokon pasaportën shtetasit grek

Pajisja kompjuterike, prokuroria i bllokon pasaportën shtetasit grek

0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Prokuroria e Tiranës bllokoi pasaportën e shtetasit grek Joannis Dragounis, i cili u ndalua për të dalë nga Shqipëria pasi posedonte një pajisje kompjuterike të dyshimtë.

Prokurorët thanë se bllokimi i pasaportës do të jetë si masë sigurie derisa ekspertët e kriminalistikës të japin një përgjigje se për çfarë bëhet fjalë.

Ndërkohë, hetimet janë hapur për dyshimet e keqpërdorimit të pajisjeve. Pajisja kompjuterike, sipas burimeve, është një “OSC Correlator”, e njëjtë me pajisjen e bllokuar pak javë më parë edhe izraelitit Yoram Frig.

Në fakt edhe për izraelitin Frig autoritetet ndoqën të njëjtën procedurë hetimore derisa konstatuan se bëhej fjalë për një pajisje që nuk kishte kapacitet përgjues por përdorej vetëm për zbulimin e përgjuesve.

Shtetasi grek Dragounis, me profesion inxhinier ndërtimi ka deklaruar se është kontaktuar nga një kompani e shërbimeve telefonike në Shqipëri dhe sipas tij, ajo shërben për të matur sinjalet e antenave të kompanisë.

Top Channel kontaktoi me avokatin Elton Velco që përfaqëson shtetasin grek, por ai refuzoi të japë një koment për hetimet ndaj 52-vjeçarit.

9 maj 2017 (gazeta-Shqip.com) / Top Channel

Burimi: gazeta-shqip.com