Njerëzit që nuk shëndoshen kurrë zbulojnë sekretin e kësaj lumturie

Njerëzit që nuk shëndoshen kurrë zbulojnë sekretin e kësaj lumturie

0
SHPËRNDAJE

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nëse keni fituar shumë peshë këto kohët e fundit, është koha që të përqendroheni tek disa ushqime që do t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga kilet e tepërta. Njerëzit që nuk shëndoshen kurrë sugjerojnë këto ushqime për t’u humbur kilogramët e tepërt:

Speca të kuq djegës

Një lajm i mirë për ata që preferojnë shqimet pikante: Ingredienti juaj i preferuar mund të përshpejtojë gjithashtu metabolizmin. Studimet kanë treguar se përfshirja e kapsaicinës (një përbërës që i bën specat e kuq djegës) në  dietën e lartë në yndyra parandalon shtimin në peshë. Ky përbërës ndihmon trupin të djegë yndyrat dhe t’i kthejë ato në energji.

Dardhë

Një dardhë në ditë mund të mbajë larg obezitetin. Këtë të paktën na sugjeron një studim i publikuar tek “Journal of Nutrition & Food Sciences”, i cili ka zbuluar se njerëzit që e konsumojnë rregullisht këtë frut kanë 35% më pak gjasa të jenë obezë, krahasuar me ata që nuk e konsumojnë fare – edhe nëse kryejnë njësoj stërvitje apo marrin të njëjtat kalori. Dardhat janë të pasura me fibër, lëndë ushqyese që ndihmojnë në rënien në peshë (kjo e vërtetuar nga studime të ndryshme).

Bajame

Bajamet janë ushqimi ideal që mund të konsumohen mes vakteve. Një studim i publikuar tek Revista Ndërkombëtare e Obezitetit, tregon se njerëzit që konsumuan bajame çdo ditë humbën 18% të peshës trupore në 16 muaj. Hulumtuesit shkencorë thonë se një përzierje e yndyrave të pangopura, proteinave dhe fibrave i mbajnë njerëzit të ngopur për një kohë të gjatë.

Çaj jeshil

Çaji jeshil ndihmon shëndetin në disa mënyra, duke parandaluar sëmundjet e zemrës, kancerin, diabetin e tipit 2 etj Tani mund të shtoni edhe rënien në peshë në listë: Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë çaj jeshil mund të humbasin 1.3 kg brenda 12 javësh edhe nëse nuk bëjnë asnjë ndryshim tjetër në dietë. Konsumuesit e ajit jeshil kanë gjithashtu indeks më të ulët të peshës trupore, bark më të sheshtë dhe më pak dhjamë në trup krahasuar me ata që nuk e konsumojnë këtë lloj çaji. Hulumtuesit shkencorë mendojnë se kafeina dhe një lloj tjetër antioksiduesi tek çaji jeshil ndihmojnë në djegien e kalorive dhe rrisin oksidimin e yndyrave për gati 24 orë pas konsumimit.

 Vezë

Nëse nuk i preferoni vezët, është koha të filloni të mësoheni me to. Një studim i publikuar tek Revista e Kolegjit Amerikan të Dietologjisë zbuloi se konsumimi i vezëve për mëngjes ruan ndjesinë e ngopjes gjatë pjesës tjetër të ditës, duke qenë se ato janë të pasura në proteina, lëndë ushqyese që treten më ngadalë në stomak krahasuar me karbohidratet.

Qumështi dhe djathi

E dimë çfarë po mendoni – është shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Megjithatë, një studim nga Revista Amerikane e Dietologjisë Klinike ka zbuluar se gratë që konsumojnë të paktën një racion me qumësht ose djathë çdo ditë ulin rrezikun e shtimit në peshë krahasuar me ato që nuk i konsumojnë fare. Shkencëtarët mendojnë se acidet yndyrore tek bulmeti mund të luajnë një rol në rregullimin e hormoneve, duke përshpejtuar metabolizmin.

Burimi: Prevention / Shendeti.com.al

Burimi: shendeti.com.al